​Studentët në përvjetorin e UP-së protestojnë, porosi Hagës: Drejtësi, jo politikë

13 shkurt 2026 | 13:21

Në 56-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, studentët zgjodhën të protestojnë kundër ecurisë së padrejtë të gjykimit të katër ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselitm, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Studenti i Departamentit të Historisë, Donart Humolli, tha se historia nuk mund të rishkruhet dhe se trajtimi i krerëve të UÇK-së kërkon një ndjeshmëri të lartë ndaj kontekstit historik të luftës.

“Sot jemi këtu si studentë të Universitetit të Prishtinës, së bashku me Parlamentin Studentor dhe të gjitha organizatat studentore, në një ditë me domethënie për institucionin tonë, por edhe për shoqërinë tonë, Universiteti i Prishtinës ka qenë historikisht një hapësirë e dijes, e përgjegjësisë qytetare dhe e qëndrimit për vlera,ne e kuptojmë se drejtësia është një proces kompleks, sidomos kur bëhet fjalë për plagë të mëdha historike,ne po ashtu e kuptojmë se sundimi i ligjit është një prej themeleve të Bashkimit Evropian dhe se besimi në drejtësi është kusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë”.

“Megjithatë, sot duam ta shprehim qartë një shqetësim që është i pranishëm te shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, se perceptimi që proceset gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shoqërohet me standarde të pabarabarta, me zvarritje dhe me një mungesë të ndjeshmërisë ndaj kontekstit historik të luftës së fundit në Kosovë. UÇK-ja ishte një përgjigje e një populli ndaj shtypjes dhe dhunës sistematike”, tha Humolli. /Kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re e Albin Kurtit, e votuar më 11…