Studim: Punonjësit shëndetësore janë 3.5 herë më të rrezikuar nga Covid-19

01 gusht 2020 | 18:42

Studimi, i publikuar nga Lancet, ka analizuar të dhënat nga 24 marsi deri në 23 prill nga përdoruesit e aplikacionit special COVID në telefonat inteligjentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, dhe më pas krahasuan rrezikun e sëmundjes midis infermierëve dhe të tjerëve.

Në mesin e 100 mijë infermierëve në spitalet që përdorën aplikacionin, 2.747 u infektuan me koronavirus ndërsa midis 100 mijë përdoruesve të tjerë, ishin vetëm 242.

Duke marrë parasysh ndryshimin në ekspozimin koronavirusit midis infermierëve dhe pjesës tjetër të popullsisë, autorët vlerësojnë se ekziston një probabilitet 3.4 herë më i lartë që punonjësit e shëndetësisë të infektohen me koronavirus.

Studimi përfshiu 2.6 milionë përdorues të aplikacioneve në Britani të Madhe dhe 182.408 në SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej vite nën tortura dhe abuzime seksuale, 3 vajza në…