Studimi i ri: 1.47 milion hebrenj u vranë gjatë tre muajve më 1942

03 janar 2019 | 16:48

Pothuajse një e katërta e hebrenjve gjatë Holokaustit janë ekzekutuar brenda 100 ditëve, në vitin 1942, dhe kjo është periudha me më se shumti vrasje në shekullin 20-të është thënë në studimin më të ri izraelit.

Operacioni Rajnhard i Gjermanisë naziste ka qenë operacioni i masakrave masive që është ndërmarrë prej marsit të vitit 1942 deri në nëntor të vitit 1943 dhe gjatë kësaj periudhe janë vrarë 1.7 milion hebrenj polakë, në kampet e vdekjes në Treblink, Belzec dhe Sobibor.

Studimi i ri ka thënë se në këtë operacion të nazistëve vetëm gjatë tre muajve, prej muajit gusht deri në nëntor të 1942, janë vrarë 1.47 milion hebrenj.

Profesor, Levi Ston, nga Universiteti i Telavivit, ka deklaruar se studimi është bazuar në analizat e deportimit të trenave gjermanë, në tre kampet e vdekjes, sipas të dhënave të mbledhura nga historiani i Holokaustit, Jicak Arad, në vitin 1980.

Profesori Ston ka deklaruar se shkalla e vrasjeve gjatë Operacionit Rajnhard është llogaritur gabim në të kaluarën dhe se shumica e të dhënave për vrasjet nga ana e nazistëve ishin shkatërruar.

“Mesatarisht 15 mijë njerëz u vranë çdo ditë” gjatë fazës më intensive që filloi pasi, Adolf Hitler urdhëroi përshpejtimin e operacioneve. Të dhënat flasin se numri i vrasjeve ishte tre herë më i lartë sesa në vlerësimet e mëparshme.

Profesori izraelit ka vlerësuar se intensiteti i vrasjeve u ulë gjatë nëntorit të vitit 1942 pasi “mbeten relativisht pak hebrenj” në rajonet e kontrolluara nga nazistët.

Stoni ka thënë se masakra që ka ndodhur brenda një periudhe të shkurtër kohore ia pamundësoi kombit hebrenj të organizohet për rezistencë.

Studimi thotë se gjatë tre muajve janë vrarë më shumë njerëz sesa gjatë gjenocidit në Ruandë në vitin 1994 kur për 100 ditë janë vrarë 800 000 njerëz, transmeton agjencia “BETA”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…