Studimi: Mutacioni i ri i Covid-19 infekton më shumë njerëz

04 korrik 2020 | 12:32

Studiuesit kanë zbuluar së fundmi se Covid-19 ka pësuar mutacion të ri dhe pikërisht për shkak të tij, rastet në të gjithë botën kanë pësuar rritje.

Më shumë se 10.5 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe, sipas studimeve, shkak është pikërisht forma e re e virusit.

Studiuesit e Laboratorit Kombëtar në Los Alamos, Universiteti Duke dhe Universiteti i Sheffield, besojnë se varianti i ri, që njihet si ‘D614G’, është më i përhapuri për momentin.

Me disa ndryshime që ka shfaqur në proteinat që ndodhen në sipërfaqen e virusit, ky virus i ri e ka më të lehtë të hyjë dhe të infektojë qelizat e njerëzve.

“I kemi ndarë sekuencat e varianteve të SARS-CoV-2 që nga fillimi i pandemisë dhe kjo na mundëson të shohim mutacionet që shpesh bëhen më dominante mes shumë varianteve që qarkullojnë mes të infektuarve”,- tha Thushan de Silva, profesor në Universitetit Sheffield.

Varianti ‘D614G’, sipas tij, është varianti i mutacionit më infektues i njohur deri tani, në kushtet e laboratorit. Megjithatë, sipas studiuesve, varianti i ri i virusit, edhe pse është më shumë infektues, mendohet që nuk shkakton simptoma të rënda tek njerëzit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për EU…