Studimi nga Samsung tregoi se evropianët duan më shumë teknologji miqësore ndaj kafshëve shtëpiake

15 dhjetor 2022 | 14:31

Një studim nga Samsung me mbi 6500 pronarë evropianë të kafshëve shtëpiake tregon se 59% nuk do të reduktojnë shpenzimet për kafshët e tyre shtëpiake

Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar mendojnë se teknologjia mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së kafshëve të tyre shtëpiake (56%), mund t’i mbajë ato aktive (56%), të përmirësojë shëndetin e tyre (52%) dhe të reduktojë ankthin e ndarjes (52%)

Pothuajse gjysma (49%) e pronarëve të kafshëve shtëpiake të anketuar dëshirojnë të shohin më shumë teknologji miqësore për kafshët shtëpiake të zhvilluara në të ardhmen

I publikuar sot, Studimi i vitit 2022 i Samsung për jetën e kafshëve shtëpiake (2022 Pet Living Study) tregon se si rritja e numrit të kafshëve shtëpiake në të gjithë Evropën po i jep formë zgjedhjeve teknologjike dhe ndërveprimit të tij me teknologjinë në shtëpi. Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar mendojnë se teknologjia mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së kafshëve shtëpiake (56%), t’i mbajë ato aktive (56%), të përmirësojë shëndetin e tyre (52%) dhe/ose të reduktojë ankthin e ndarjes (52%).

Ekziston një kërkesë në rritje për teknologjinë miqësore me kafshët shtëpiake pasi më shumë se gjysma e të anketuarve (52%) mendojnë se ky duhet të jetë një standard kur bëhet fjalë për pajisjet elektroshtëpiake.

Familjet evropiane tani kanë më shumë kafshë shtëpiake sesa fëmijë [1], [2]. Anketa tregon se pothuajse dy të tretat (63%) i shohin kafshët shtëpiake si anëtarë të dashur të familjes. Pra, si prindërit me fëmijët e tyre, nuk është për t’u habitur që kafshët shtëpiake kanë ndikim në formësimin e jetës në shtëpi dhe ndikojnë në vendimet kryesore të blerjeve:

• Pothuajse gjysma (47%) e të anketuarve pranuan se kanë ndryshuar strukturën e shtëpisë për të akomoduar kafshët e tyre shtëpiake

• Pothuajse një e treta (32%) ranë dakord që një kafshë shtëpiake ka ndikuar në vendimmarrjen e tyre kur blejnë një pajisje të re elektroshtëpiake

• Një përqindje e ngjashme (30%) gjithashtu thanë se të pasurit e një kafshe ka ndikuar në vendimin e blerjes së pajisjeve personale teknologjike

Nga sondazhi, pronarët e kafshëve shtëpiake do të dëshironin të përdorin teknologjinë për një sërë arsyesh, që nga pastrimi duke përdorur fshesa me korrent (53%), ushqyerja e tyre duke përdorur ushqyes automatik (49%) dhe përdorimi i gjurmuesve të vendndodhjes për të monitoruar lëvizjet e tyre (48%). Nga ata që përdorin teknologjinë, arsyet kryesore të dhëna ishin mbajtja e kafshëve të tyre të sigurta (36%), sigurimi i paqes së tyre mendore (36%) dhe komoditeti i shtuar (33%).

Benjamin Braun, Shefi i Marketingut për Samsung Europe thotë:

“Më shumë shtëpi kanë kafshë shtëpiake sesa fëmijë në Evropë. Kjo po ndryshon vendimet tona të blerjes kur bëhet fjalë për teknologjinë. Kjo është arsyeja pse në Samsung ne zhvillojmë produkte duke pasur parasysh njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Ne e dimë se kafshët shtëpiake janë anëtarë të dashur të familjes, kështu që ne vazhdojmë të zhvillojmë teknologji që optimizojn ështëpitë tona për kafshët shtëpiake, në mënyrë që ata të mund të bëjnë jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.”

Sigurimi i një jete të lumtur dhe të shëndetshme  për kafshët shtëpiake – pa marrë parasysh koston

Në një kohë kur shumë familje kanë filluar të kursejnë për shkak të krizës së vazhdueshme të kostos së jetesës, pronarët evropianë nuk po bëjnë kompromis kur bëhet fjalë për kafshët e tyre shtëpiake.

59% e të anketuarve thanë se nuk planifikojnë të reduktojnë shpenzimet e përgjithshme për kafshët e tyre shtëpiake – ndërsa 61% thanë se fillimisht do të bënin sakrifica të tjera përpara se të mendonin të reduktonin shumën që shpenzojnë për kafshët e tyre shtëpiake.

Të anketuarit do të reduktonin shpenzimet e tyre për gjithçka, duke filluar nga gjërat e nevojshme si shërbimet komunale (27%) dhe mbrëmjet me miqtë (40%) përpara se të shkurtonin shpenzimet e tyre për kafshët.

Vetmia është një shqetësim kryesor për shumicën e pronarëve të kafshëve shtëpiake

Ndërsa shumë njerëz janë rikthyer në zyrë pas pandemisë, vetmia tani është një shqetësim i madh për pronarët e kafshëve shtëpiake që tashmë ju duhet t’i lënë ato vetëm për periudha të gjata kohore. Pothuajse gjysma (46%) e të anketuarve thanë se shqetësohen se kafshët e tyre do të mbeten të vetmuara, një numër në rritje tek të rinjtë – gjysma (50%) e pronarëve të moshës 18-34 vjeç e pranuan këtë shqetësim kur bëhet fjalë për kafshët e tyre shtëpiake.

Në fakt, kur bëhet fjalë për t’i lënë kafshët shtëpiake në shtëpi, shqetësimet se ato do mërziten si pasojë e vetmisë i kalojnë shqetësimet e tjera si kostoja e kujdesit për një kafshë shtëpiake dhe dëmi që kafshët shtëpiake mund t’i shkaktojnë shtëpisë, mobiljeve ose kopshtit të tyre. Dy të pestat (40%) e të anketuarve thanë se shqetësohen më shumë për kafshët e tyre tani që kufizimet janë hequr.

Duket se shumë pronarë të shqetësuar të kafshëve shtëpiake mund t’i drejtohen teknologjisë për ndihmë, ku gati gjysma (48%) e të anketuarve që përdorin teknologjinë janë të shqetësuar se kafshët e tyre do të mbeten të vetmuara.

Benjamin Braun, Shefi i Marketingut për Samsung në Evropë shton:

“Shtëpitë tona po bëhen më digjitale dhe më të zgjuara. Ne po zhvillojmë zgjidhje për të gjithë anëtarët e familjes. Qoftë kjo për ju, fëmijët tuaj ose kafshën tuaj shtëpiake. Samsung SmartThings për kafshët shtëpiake i lejon pronarët të krijojnë mjedisin optimal për kafshët e tyre.

Për shembull, nëse i vendosni kafshës tuaj një SmartTag, ju mund të shihni se ku janë në hartë dhe të luani melodi që të kthehen në shtëpi. Ose mund të përdorni kamerën e integruar në fshesë me korrent JetBot AI+ për të kontrolluar kafshën tuaj ndërsa jeni jashtë dhe për të ndezur televizorin ose dritat nga distanca.”

E ardhmja e teknologjisë për kafshët shtëpiake

Pronarët e kafshëve shtëpiake janë optimistë për përfitimet që teknologjia mund të sjellë në jetën e kafshëve të tyre. Por ky optimizëm nuk është pa një shkallë kujdesi – siç do të bënin me pajisjet e tyre personale, pronarët gjithashtu duan të sigurohen që kafshët e tyre shtëpiake të mbrohen në një botë digjitale.

Pavarësisht kësaj, studimi zbulon një dëshirë të pronarëve të kafshëve shtëpiake për risi të vazhdueshme. Mbi tre të pestat (62%) e të anketuarve mendojnë se funksionaliteti i përshtatshëm për kafshët shtëpiake është po aq i rëndësishëm sa ai për fëmijët, ndërsa gati gjysma (49%) duan të shohin më shumë teknologji miqësore për kafshët shtëpiake të zhvilluara në të ardhmen.

Dr Ilyena Hirskyj-Douglas, Lektore në Ndërveprimin Kafshë-Kompjuter në Universitetin e Glasgow e cila bashkëpunoi në studimin “2022 Pet Living”, komenton:

“Ndërsa shtëpitë tona bëhen më të zgjuara dhe më të lidhura, mënyra se si ne kujdesemi për kafshët shtëpiake do të vazhdojë të revolucionarizohet nga teknologjitë e reja inteligjente që janë ndërtuar jo vetëm rreth jetës dhe rutinave tona të përditshme, por edhe rreth jetës së kafshëve shtëpiake me të cilat ndajmë shtëpinë.

Ndërsa brezat e rinj adoptojnë gjithnjë e më shumë pajisje inteligjente dhe ndërsa numri i njerëzve që zotërojnë kafshë shtëpiake gjithashtu rritet, teknologjia inteligjente e krijuar duke pasur parasysh kafshët shtëpiake është hapi i ardhshëm.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshjen…