Studiuesit: Njeriu duhet t’i kalojë me humor edhe situatat dramatike

31 gusht 2020 | 11:26

Të dish të lozësh dhe të jesh i gëzueshëm, është një anë e karakterit që mund të edukohet dhe përmirëson shumë cilësinë e jetës.

Pra, kush ka një natyrë energjike dhe lozonjare nuk mërzitet dhe ka aftësinë të shndërrojë çdo situatë të pakëndshme të përditshmërisë në përvojë argëtuese ose përfshirëse. Sipas studimeve të kryera deri më sot, të rriturit që kanë këtë aftësi janë kryesisht njerëz shumë kuriozë, pëlqejnë lojërat e fjalëve e të argumenteve, lojërat psikologjike dhe janë në gjendje të përshtaten e ta shohin anën pozitive të çdo situate.

Studimi i fundit i kryer mbi 533 vullnetarë, të vëzhguar për 12 javë e të ndarë në grupe, ka nxjerrë në pah se njeriu kur ushtrohet për të ç’dramatizuar çdo ndodhi dhe të kthejë në interesante e me nota pozitive çdo përvojë, arrin ta përfitojë dhe ta bëjë të vetën.

Deri më sot kjo gjë nuk ishte vërtetuar asnjëherë dhe studiuesit e një grupi universitetesh që kanë punuar për këtë punë kërkimore, kanë vërtetuar se kjo gjë mund të arrihet.  Studimi është publikuar në revistën shkencore “Applied Psicology: Health and Well-Being” dhe mban firmën e një bashkëpunimi të “Martin Luther King University Halle Wittenberg”, Universitetit të Cyrihut dhe atij të Pensilvanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zemra e Tokës është e re. Është krijuar një miliard…