
Stuhi shiu e breshër, vërshohet rruga për në Brezovicë – ndërpritet qarkullimi (video)
04 gusht 2025
| 15:35
Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt njërës prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë.
Siç shihet në disa video të publikuara nga media lokale në Shtërpcë, reshjet e kanë mbushur rrugën me ujë.
Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet dhe qarkullimi është ndërprerë aktualisht, sipas “Radio Borzani”.
Meteorologët kanë paralajmëru stuhi shiu dhe mundësi për vërshime edhe në pjesë të tjera të vendit.