Stuhi të fuqishme godasin Bullgarinë, tre të vdekur, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

03 tetor 2025 | 21:14

Stuhi të forta dhe reshje të rrëmbyeshme kanë goditur Bullgarinë juglindore dhe veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe viktima në njerëz.

Si pasojë, shumë komunitete janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit të Brendshëm Daniel Mitov, tre persona kanë humbur jetën në vendpushimin Elenite në bregun e Detit të Zi.

Dy nga viktimat ishin një roje kufitare dhe një shofer traktori, ndërsa viktima e tretë humbi jetën në një hotel, pasi uji u ngrit me shpejtësi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrëke balte që rrëmbejnë makina në rrugët kryesore të fshatit Elenite.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara.

“Shohim shumë automjete të përmbytura në det. Është dërguar një dron për të verifikuar nëse ka pasagjerë brenda tyre”, deklaroi zëvendësministri i Brendshëm Tony Todorov në një konferencë për shtyp të mbajtur në Sofje.

Ndërkohë, ambientalistët kanë ngritur prej vitesh shqetësime për ndërtimet pa kriter në bregdetin e Detit të Zi, të cilat, sipas tyre, e përkeqësojnë ndikimin e fatkeqësive natyrore si përmbytjet dhe stuhitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erdhi në Kosovë për të studiuar drejtësi ndërkombëtare, por e…