
Suarez e prish kontratën me Gremion, do të largohet në dhjetor
30 korrik 2023
| 11:31
Luis Suarez është marrë vesh me ekipin brazilian, Gremio që ta prish kontratën e tij dhe të largohet në dhjetorin e këtij viti.
Kontrata në fakt skadonte në dhjetorin e vitit 2024, por me marrëveshje të dyanshme kjo u përshpejtua për një vit.
Inter Miami mbetet i interesuar për të nënshkruar me Luis Suarez në vitin 2024 si lojtar i lirë, raporton Express.
Aty, sulmuesi uruguaian mund të ribashkohej me Messin, Busquetsin e Jordi Alban.
Luis Suarez has agreed with Gremio to terminate his contract in December 2023; despite deal expiring in December 2024. 👋🏻🇧🇷
👚🇺🇸 Inter Miami remain interested in signing Suarez as free agent for 2024, after deal collapsed this summer. pic.twitter.com/uwcqt1Mvu8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2023