
Suarez: Gjesti im nuk ishte për Ronald Koeman
03 tetor 2021
| 10:22
Luis Suarez e shënoi golin e dytë për Atletico Madridin kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, të shtunën në mbrëmje.
Suarez pasi e shënoi golin, bëri një gjest telefonik dhe pas ndeshjes e shpjegoi se kujt i drejtohej, edhe pse e mohoi se e kishte për ish-trajnerin Ronald Koeman.
“Ishte për njerëzit që e dinë që unë kam të njëjtin numër dhe se unë jam ende duke përdorur të njëjtin telefon”, tha ai pas ndeshjes.
“Nuk ishte për Koeman, aspak”, tha Suarez.
Suarez nuk e festoi golin e tij për shkak të respektit të tij për Barcelonën, shkruan Marca.
“Unë tashmë e dija se nëse do të shënoja nuk do të festoja golin”, tha ai.