Suarez: Ja si mund ta eliminojmë PSG-në

25 qershor 2025 | 12:15

Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikano-veriorëve të kualifikoheshin për raundin tjetër të Kupës së Botës për klube. Në këtë raund, skuadra amerikane do të përballen me PSG-në e Luis Enriques, kampione e Evropës një muaj më parë. Sulmuesi i Inter Miami ka folur me superlativa për trajnerin e parisienëve.

“Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabarez, është një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time. Ne e dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Ligës së Kampionë”, ka thënë Suarez. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Ne duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë”, ka shtuar sulmuesi nga Uruguai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto dhjetë garat e para në Formula 1, piloti…