Suarez: Rivalët tanë janë Valencia dhe Atletico

24 dhjetor 13:54

Luis Suarez thotë se ky Real është shumë më i dobët nga ai i Superkupës së Spanjës dhe me këtë diferencë pikësh nuk është kundërshtari i parë i Barcelonës.

Autori i golit të parë në “klasike” konsideron Atleticon dhe Valencian si skuadrat që mund t’i hapin punë, edhe pse e pranon që me këto 3 pikë të fituara, katalanasit janë më të qetë dhe kanë një distancë të konsiderueshme. Sulmuesi uruguaian nuk tregon ndonjë sekret për ecurinë e kësaj Barcelone.

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme. Të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka ‘klasikja’. Janë tri pikët më të rëndësishme të kampionatit për të thelluar diferencën. Bëmë atë që kemi bërë gjatë gjithë këtij sezoni. Presion i mirë në nivel kolektiv dhe shfrytëzimin na maksimum të rasteve. Qëndruam të gjithë bashkë për të mos lënë hapësira”, ka thënë Suarez.

“Jemi 14 pikë para dhe ata kanë 1 ndeshje më pak. Por rivalët tanë janë Valencia dhe Atletico, të cilët mund të na hapin punë dhe nuk duhet të bëjmë gabime”, ka deklaruar Suarez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja dhe moderatorja sportive, Ilda Bejleri, ishte e ftuar në…