Suarezi në mesin e legjendave, 600 gola në karrierë: Nëse ju them se i ëndërroja, ju gënjej

13 tetor 2025 | 13:42

Luis Suarez ka arritur shifrën e 600 golave në karrierë. Në fundjavën që shkoi uruguaiani ka arritur të shënojë në fitoren 4:0 të Inter Miamit kundër Atlanta United në ligën MLS.

38-vjeçari në karrierën e tij të lavdishme ka fituar gjithçka që është e mundur: një Champions, një Botëror të Klubeve, 5 La Liga, 4 Copa del Rey, dy Superkupa të Spanjës, pastaj ka triumfuar edhe në Angli një herë në Kupën e Ligës, derisa në Holandë një titull në Eredivisie dhe një Kupë nacionale.

Në Brazil me Gremion ka fituar dy kampionate Gauch, kurse në Uruguai tri kampionate, derisa me Kombëtaren e Uruguait e ka fituar Copa American.

Në nivelin individual, Suarez ka fituar shtatë herë titullin e golashënuesit më të mirë në kompeticione të ndryshme, ndërsa e ka fituar dy herë edhe Këpucën e Artë.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Uruguait me 69 gola në 143 ndeshje. Vetë Suarezi e ka komentuar këtë arritje me një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale. “Nëse ju them se i kam ëndërruar, ju gënjej. Kurrë nuk kam mundur të besoja se do të arrija aq shumë në karrierë. U jam falënderues krejt klubeve ku kam luajtur, pastaj Seleccion, bashkëlojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve, punëtorëve të ndryshëm në klube, familjes sime dhe tifozëve. Krejt këta bëjnë pjesë në këtë objektiv të arritur. Gjithmonë ekziston një faqe më shumë…”, ka shkruar njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në 15 vjetët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin…