Suarezi nuk ka shënuar gol që 13 muaj

03 prill 2018 | 15:49

“Baruti” i Luis Suarez në Evropë duket i lagur që më 8 mars 2017, në përmbysjen historike kundër PSG-së.

Që atëherë, pavarësisht nga nënshkrimi i një sezoni të shkëlqyeshëm, uruguaiani nuk ka qenë në gjendje ta gjejë golin në asnjë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve. Ai tashmë regjistron 971 minuta pa shënuar në këtë kompeticion. Shifrat e tij në Evropë përplasin kokën me ato të konkurrencës së brendshme (La Liga).

Suarez zhvilloi një sezon të shkëlqyer, në të cilën shënoi 21 gola në 25 ndeshje,. Së bashku me 3 gola në 5 ndeshje të Kupës së Mbretit, numrat e tij të përgjithshëm janë 24 gola në 32 ndeshje (ai nuk ka shënuar në Superkupën e Spanjës), raporton “Telesport”.  Në Evropë, për një arsye apo tjetër, ai duket i “ngrirë”. Sidoqoftë, nuk duket se Suarez është në ndonjë lloj krize. Në fakt, ai ka shënuar 15 gola, që kur filloi viti 2018: 12 herë në La Liga dhe 3 herë në Kupën e Mbretit.

Suarez e kishte të vështirë të përshtatej me pozicionin e ri, në të cilin Valverde e vendosi atë, duke u kthyer në të majtë dhe lënë korridorin qendror për Messin. Sigurisht, nëse Barcelona dëshiron të luftojë për tripletën, ka nevojë patjetër për golat në Evropë të sulmuesit nga Uruguai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve në mes…