Subjektet politike kanë afat deri të dielën në ora 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë
06 dhjetor 2025
| 23:41
E dielë (7 dhjetor) në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike.
Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.
Theksojmë se më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.



