Subvencionet, Peci paralajmëron fermerët: Çdo deklarim i rrejshëm do të ketë pasoja ligjore

25 mars 2024 | 15:59

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka paralajmëruar fermerët se do të kenë pasoja ligjore për deklarimet e rrejshme për subvencione.

Peci përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se nga kontrollet e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në shtatë Komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milionë euro.

“Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme. Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Peci.

Ministri i Bujqësisë ka shtuar se duhet të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces. “Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës”, ka thënë ministri Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e fundit, Zinedine Zidane është rikthyer në “Santiago…