Suedezi nuk mundi të luante futboll për muaj të tërë për shkak të një sëmundjeje “misterioze”
Lojtari i ekipit kombëtar suedez të futbollit, Carl Starfelt, është goditur nga një pengesë e pazakontë javët e fundit, pasi, besoni ose jo, ai qëndroi jashtë fushave për dy muaj për shkak të mykut në shtëpinë e tij.
Mjekët e tij nuk mundën të përcaktonin shkakun e sëmundjes së tij për dy muaj, klubi më pas nisi një hetim më të detajuar dhe në fund u zbulua një shkak krejtësisht i papritur i gjendjes së dobët shëndetësore të qendërmbrojtësit të Celta Vigos, raporton Telegrafi.
Konkretisht, në muret e shtëpisë së tij u vu re myk i fortë dhe mjekët arritën në përfundimin se ky ishte shkaku i gjendjes së keqe të suedezit.
🚨 𝗗𝗜𝗗 𝗬𝗢𝗨 𝗞𝗡𝗢𝗪: Celta Vigo player Carl Starfelt was sidelined for about 2 months due to persistent sickness that doctors struggled to pinpoint.
The club launched investigations into his condition, looking for an answer.
Severe mold was discovered in his house. The… pic.twitter.com/ziK9cqd7pK
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 9, 2025
Starfelt u largua nga ajo shtëpi menjëherë pas kësaj, dhe shpejt u shërua dhe filloi të luante për Celtan.
Suedezi është anëtar i Celta Vigos që nga viti 2023, kur mbërriti në një transferim me vlerë pesë milionë euro nga Celticu, dhe sot është një nga zëvendës kapitenët e ekipit spanjoll.
Më parë, ai luajti edhe për Rubin Kazanin dhe ekipet suedeze Goteborg dhe Brommapojkarna, ku edhe u rrit.



