Suedi 12 miliardë dollarë  për të rimëkëmbur ekonominë

21 shtator 2020 | 17:57

Qeveria e Suedisë do të injektojë 12 miliardë dollarë në ekonomi në vitin 2021, nëpërmjet zbritjeve tatimore dhe shpenzimeve, në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë nga pandemia.  Ekonomia e Suedisë pritet të tkurret me rreth 4.6 % këtë vit, sipas projeksioneve të buxhetit, ç’ka përbën një goditje më të lehtë se vendet e tjera europiane.  “Politikat ekonomike po hyjnë nën jë fazë të te. Bëhet fjalë për një buxhet rekord për të rimëkëmbur ekonominë e Suedië”, tha ministrja e Financave Magdalena Andersson. Koalicioni i Social Demokratëve dhe paritsë së Gjelbërt, bëri të ditur se buxheti do të përqëndrohet tek fuqizimi i tregut të punës, mirëqënies dhe politikave të tranzicionit larg karbonit, shkruan “scantv”.

Individët dhe kompanitë do të kenë zbritje tatimore, autoritetet lokale dhe shërbimet e mirëqënies do të përfitojnë më shumë para, ndërsa rreth 1.2 miliardë dollarë do të shkojnë për ndryshiin klimatik.  Ndërkohë që Suedia duhet se e ka kaluar relativisht lehtë goditjen ekonomike, analistët paralajmërojnë se është ende shumë herët për të zgjedhur fituesit afat-gjatë nga pandemia.  Kjo do të varet edhe nga mënyra se si do të shpenzohen planet qeveritare dhe fondi i rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro i BE.  Suedia përballet gjithashtu me disa sfida strukturore, që shfaqen edhe tek tregu i punës, ku papunësia tek të rinjtë dhe emigrantët është e lartë. Tregu disfunksional i shtëpive kërcënon gjithashtu rimëkëmbjen, ndërsa financimi i modelit së mirëqënies në një shoqeri në plakje, do të kërkojë një rritje të madhe në produktivitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një femër shumë e suksesshme që parreshtur punon në…