
Suedia dhe Finlanda diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Suedia dhe Finlanda deklaruan se do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë. Deklarata u bë nga kryeministrja finlandeze Sanna Marin, në një konferencë të përbashkët me homologen suedeze, Magdalene Andersson.
Të dyja vendet duan të thellojnë bashkëpunimin tashmë të gjerë në fushën e mbrojtjes.
Suedia dhe Finlanda pas luftës në Ukrainë kanë dhënë shënja për anëtarësim në NATO, por në këtë drejtim Suedia paksa po heziton.
Suedia bashkëpunon me Finlandën si në mënyrë dypalëshe ashtu edhe brenda forumeve ekzistuese shumëpalëshe si bashkëpunimi nordik i mbrojtjes Nordefco, BE, OKB dhe NATO.
Para dy dite kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, njëherësh edhe kryetare e partisë së Social Demokratëve finlandez, ka bërë me dije se socialdemokratët kanë rënë dakord për anëtarsim në NATO.
Po ashtu, sipas një sondazhi 53 për qind e finlandezëve e përkrahin anëtarësimin e Finlandës në NATO.
(Sh. Rexhaj)