
Suedia e ‘sulmon’ Kosovën në Prishtinë me dyshen e frikshme Isak – Gyokeres, lihet jashtë Zeneli
27 gusht 2025
| 13:43
Është zbuluar sot lista e të ftuarve të Kombëtares së Suedisë për ndeshjet e shtatorit.
Suedezët do të luajnë me Slloveninë dhe me Kosovën, ndeshje të vlefshme këto për kualifikimet e Botërorit 2026.
Pjesë e listës së kombëtares së verdhë janë sulmuesit e rrezikshëm Alexander Isak e Viktor Guokeres, ndërsa mungon emri i futbollistit kosovar, Besfort Zeneli, i cili ia kishte kthyer shpinën Kosovës për ta zgjedhur Suedinë.
Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të Suedisë për ndeshjet e 5 dhe 8 shtatorit: