Suedia shpreh gatishmërinë për ta përkrahur sektorin e bujqësisë në Kosovë

09 korrik 2019 | 16:50

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Ziviq, ka pritur në një takim udhëheqësen për bashkëpunim dhe zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, të cilën e njoftuar përfaqësuesen suedeze për investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë.

Ministrja Ziviq ka thënë se kjo ministri kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të këtij sektori në vend.

Krahas kësaj, ministrja Ziviq e njoftuar Pourghazianin edhe për programet mbështetëse të MBPZhR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për këtë vit.

Më tutje, ajo ka theksuar nevojën e thellimin të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Suedisë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Ndërsa, udhëheqësja për bashkëpunim dhe zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, e ka vlerësuar punën e MBPZhR-së në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe ka konfirmuar gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetar i FC Prishtina, Afrim Muçiqi, në emisionin “SportShow” ka…