Sukses historik/ Drita dhe Shkëndija kalojnë tutje në Conference League
18 dhjetor 2025
| 23:11
Dy skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija, kanë siguruar kalimin tutje në Conference League. Pavarësisht humbjes 3 me 0 nga Vallecano, Drita siguroi kalimin në 1/16 e këtij kompeticioni.
Në anën tjetër, Shkëndija u mposht nga AEK Larnaca, por edhe pas kësaj humbje, mbeti pjesë e ekipeve që sigurojnë kalimin tutje në 1/16.



