
Suliot Lluka, 14-shi i PDK-së për Asamblenë e Gjakovës
Suliot Lluka është një nga emrat e njohur në Gjakovë, me një përvojë të spikatur në sektorin financiar dhe me një lidhje të fortë me qytetin ku ka lindur e është rritur. Ai sot garon për Asamblenë Komunale të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 14 në listën zgjedhore.
I njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, Lluka ka punuar ngushtë me bizneset dhe komunitetin lokal, duke kuptuar nga afër sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe sipërmarrësit e Gjakovës. Përvoja e tij në fushën financiare e bën një zë të rëndësishëm për të sjellë zgjidhje praktike dhe vizion të qartë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të qytetit.
“Gjakova ka potencial të madh, por i duhet përfaqësim i dinjitetshëm dhe vendimmarrje e përgjegjshme. Me punën time dua të jem zëri i çdo qytetari që kërkon zhvillim, mbështetje dhe transparencë”, ka theksuar Lluka.
Ai u bën thirrje qytetarëve që më 12 tetor të përkrahin vizionin e PDK-së duke votuar:
Numrin 191 për PDK-në,
Kandidatin për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabanin,
Dhe numrin 14, Suliot Llukën, për Asamblenë Komunale.