“Sulltanesha Hyrrem” bëhet nënë për herë të dytë

10 janar 2021 | 22:36

Aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë, ditën e premte (8 janar).

“Sulltanesha Hyrrem” soli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin Lily Koi.

Ajo zbuloi lajmin e bukur në një postim në Instagram ku ndau me ndjekësit disa foto të ëmbla me foshnjën në kraharorin e saj duke u ushqyer me gji.

“Dje ❤️?? ❤️ 08.01.2021 ? E dashur Lily Kroi, Lara Jemima, babi dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë ? Ne jemi shumë të bekuar dhe të lutur që t’i na u bashkove neve,”– shkroi aktorja krahas fotove.

Meryem Uzerli është nënë edhe e nje vajze 6-vjeçare me ish të dashurin Can Ates.

Ajo aktualisht është në një marrëdhënie me një shtetas amerikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur dhe është zhvendosur për të jetuar në Gjermani.

“Jemi shumë të lumtur, po krijojmë një familje,”– tha Meryem Uzerli në një intervistë, teksa foli për marrëdhënien e saj të re duke mos dashur të zbulojë identitetin e partnerit.

37-vjeçarja është larguar prej shumë kohësh nga ekranet turke dhe nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver…