“Sulltanesha” Hyrrem për herë të para bënë publike vajzat e saj

27 prill 2021 | 14:04

Aktorja e njohur turke Meryem Userli, e njohur për rolin e saj si Sulltanesha Hyrrem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, lindi fëmijën e saj të dytë, vajzën Lili Koi, në Janar të këtij viti, dhe ajo sapo ka publikuar foton e parë me të.
Aktorja, postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku pozon me Lilin e vogël, por edhe me vajzën e saj të madhe Lara.
Postimi i saj mblodhi më shumë se gjysmë milioni pëlqime, por edhe shumë komente të mrekullueshme.
Aktorja akoma nuk ka folur mbi babain e vogëlushes së saj, por ajo konfirmoi se ata jetojnë së bashku dhe se ajo është e lumtur dhe e dashuruar. Ajo lindi vajzën e saj të madhe, Lara, në vitin 2014, ndërsa ishte e dashuruar me Can Ates, gjatë xhirimeve të serialit “Sulejami i Madhërishëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për…