
Sulltani i Bruneit organizoi banket, Vjosa Osmani publikon pamjet
07 maj 2025
| 15:34
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga banketi shtetëror që u organizua nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës së saj.
“Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb. Përgjatë vizitës, kishim nderin që gjithashtu të takojmë Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, ku diskutuam rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm. Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.