Sulm kamikaz në Afganistan, 24 të vdekur dhe 31 të plagosur

18 shtator 2019 | 11:26

Gjatë tubimit të presidentit afgan Ashraf Ghani ka ndodhur një sulm kamikaz. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.

Raportohet se mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.

Presidenti pritej t’i drejtohej turmës në Charikar, kryeqyteti i provincës Parëan, provincë në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i militantëve.

Ndërkohë një sulm tjetër u shënua pak kohë më vonë në afërsi të bazës ushtarake dhe ambasadës amerikane në qendër të Kabulit. Nga ky sulm humbën jetën 6 persona.

Kryengritësit talebanë morën përsipër përgjegjësinë për të dyja sulmet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), sot hap…