
Sulm kamikaz në një autobus të nxënësve në Pakistan
Të paktën katër fëmijë janë vrarë në një shpërthim që kishte shënjestruar një autobus shkolle në qarkun Khuzdar në jug të provincës pakistaneze Balochistan, kanë bërë të ditur autoritetet.
Yasir Iqbal Dashti, zyrtar në Khuzdar, ka konfirmuar së të paktën katër fëmijë janë vrarë dhe 38 tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.
“Autobusi i përkiste armatës popullore dhe po transportonte fëmijët në mëngjes kur u sulmua nga një sulmues kamikaz”, tha ai për Al Jazeera.
Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi ka dënuar sulmin në afërsi të Pikës Zero në afërsi të Khuzdarit dhe i ka shprehur ngushëllime familjarë që humbën më të dashurit e tyre.
“Armiku sulmoi fëmijët e pafajshëm me barbarizëm. Sulmi mbi autobus është një sulm qyqar i armikut që kërkon të krijojë jo stabilitet në vend”, shtoi ministri.
Autoritetet pakistaneze thonë se numri i të vrarëve mund të rritet nga ky shpërthim që shënjestroi autobusin.