Sulm masiv me dronë rusë në Kharkiv
Forcat ruse organizuan një sulm “masiv” me dron të dielën në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët.
“Po ndodh një sulm masiv në Kharkiv”, shkroi kryebashkiaku Ihor Terekhov në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Terekhov tha se katër persona ishin vrarë, përfshirë një person, trupi i të cilit u nxor nga rrënojat.
Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov tha se 12 persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë të moshës 11 dhe 12 vjeç.
Pesëmbëdhjetë sulme u regjistruan në gjashtë zona të qytetit në verilindje të Ukrainës.
Kharkivi, i vendosur 30 kilometra nga kufiri rus, i rezistoi përpjekjeve ruse për ta pushtuar atë në fillim të luftës më shumë se 3-vjeçare e gjysmë dhe që atëherë ka qenë një objektiv i shpeshtë sulmesh.
Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit më në jug, tha se dy persona u vranë në një sulm rus në qytetin Marhanets, shkruan Reuters.



