Sulm me bomba në Kabul

04 gusht 2021 | 16:45

Kryeqyteti afgan është tronditur nga një shpërthim kamikaz dhe të shtëna sporadike afër “Zonës së Gjelbër” ku ndodhen godinat qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Shpërthimi në Kabul ndodhi rreth orës 20 duke përdorur një makinë-bombë për atentatin ndaj ministrit të Brendshëm, Bismila Mohamadi, dhe disa deputetëve në shtëpitë e tyre.

Sulmi me bombë u pasua me hyrjen e tre agresorëve në zonën e ngjarjes, të cilët u eliminuan në përballjen me rojat.

Operacioni la 8 të vrarë, ndërsa të mërkurën në mëngjes pati një tjetër shpërthim me makinë.

Edhe pse sulmet nuk janë marrë përsipër nga grupe të caktuara, ato vijnë në kohën kur është përshkallëzuar konflikti për territore mes forcave të qeverisë afgane dhe militantëve të Talibanit.

Ofensiva është ashpërsuar teksa afron data për largimin e trupave amerikane nga vendi.

“Nuk mund ta themi zyrtarisht, por sigurisht që sulmi i sotëm i ngjan sulmeve talibane që kemi parë prej javësh. Një nga shqetësimet tona kryesore nëse nuk vendoset paqja është se rezultati mund të jetë lufta civile,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Afganët dolën në mbrëmje rrugëve të qytetit Xhalalabad për të shprehur mbështetjen për forcat qeveritare të sigurisë, njësoj si banorët e Heratit në perëndim një ditë më parë ku u arrit të zmbrapsej mësymja e militantëve islamikë.

Në muajt e fundit Talibani kontrollon shumicën e zonave rurale të Afganistanit dhe tani po lufton të marrë disa nga qytetet e mëdha të vendit./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kaluar tashmë një jave që Turqia po lufton me…