Sulm me bombë në një shkollë vajzash në Pakistan

23 shtator 2021 | 11:52

Një shkollë vajzash në Pakistanin veriperëndimor është sulmuar me bombë, njoftojnë mediet vendase.

Ky është sulmi i parë pas shumë vitesh, vetëm disa javë pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Shpërthimi me bombë ndodhi dje (22 shtator) në kufi me Vaziristanin e Jugut, një provincë kufitare me Afganistanin. hpërthimi shkatërroi pjesërisht murin e jashtëm të shkollës, tha Mujib Olah, një polic lokal.

Për fat të irë nuk janë raportuar persona të vrarë dhe të plagosur.

Autoritete njoftojnë se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, pasi asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pas pushtimit të Kabulit nga talibanët dhe kthimit të tyre në pushtet, talibanët pakistanezë kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë të vendit në provincat pranë kufirit afgan./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania nuk do të pagujë më për kompensim të punëtorëve…