
Sulm në Nigeri, 60 të vrarë
07 shtator 2025
| 08:54
Të paktën 60 persona u vranë në verilindje të Nigerisë në një sulm xhihadist.
Sulmuesit mbërritën me motoçikleta, qëlluan me pushkë sulmi dhe u vunë flakën shtëpive në qytetin Darul Jama, i cili strehon një bazë ushtarake në kufirin Nigeri-Kamerun.
Një burim sigurie raportoi se pesë ushtarë ishin midis viktimave. Edhe pse dhuna xhihadiste ka rënë në Nigeri që nga kulmi i luftimeve me grupin Boko Haram midis viteve 2013 dhe 2015, rebelët, veçanërisht ata nga Shteti Islamik i Afrikës Perëndimore (ISWAF), vazhdojnë të nisin sulme në zonat rurale të verilindjes.