Sulm vetëvrasës në Somali, vriten guvernatori dhe truprojat e tij

17 maj 2020 | 15:26

Guvernatori i rajonit Mudug në Somali dhe tri truprojat e tij janë vrarë në një shpërthim vetëvrasës me veturë bombë.

“Një veturë bombë e ka goditur veturën e guvernatorit. Guvernatori Ahmed Muse Nur dhe tri truprojat e tij vdiqën”, ka njoftuar policia somaleze.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi radikal islamik “Al Shabaab”.

“Ne qëndrojmë prapa shpërthimit. Ishte një sulm vetëvrasës me veturë bombë. Ne i vramë guvernatorin Mudug dhe tri truprojat e tij”, tha zëdhënësi i operacioneve ushtarake të grupit “Al Shabaab”, Abdiasis Abu Musab.

Grupi famëkeq është duke luftuar me vitet të tëra për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë e Somalisë që mbështetet nga Perëndimi dhe shpesh kryen sulme me bomba në Somali dhe në disa vende të tjera të këtij rajoni.

Ky grup synon që ta ketë pushtetin e vet në Bririn e Afrikës sipas interpretimit të prerë të ligjit të Sheriatit, shkruan “Reuters”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, po thotë se…