Sulme ajrore ruse në Ukrainë pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë

19 gusht 2025 | 08:19

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia nisi një valë sulmesh me raketa dhe dronë kundër qyteteve ukrainase gjatë natës, vetëm disa orë pas përfundimit të bisedimeve të paqes midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërthime u raportuan në qytetin qendror-lindor të Kremenchuk, në rajonin e Poltavës, ku objektivi i sulmit ishte një infrastrukturë energjetike, sipas mediave lokale.

Forcat Ajrore Ukrainase thanë se qytetet pranë vijës së frontit, përfshirë Kharkivin dhe Poltavën, janë gjithashtu nën kërcënimin e sulmeve me raketa. Një alarm për sulm ajror është lëshuar në disa rajone të Ukrainës, përfshirë Kievin.

Ndërkohë që edhe Kremlini pretendon se gjatë natës ka rrëzuar më shumë se 25 dronë ukrainas që ishin drejtuar për nga qytetet ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese dje publikoi vendimin në të cilën përflitet paraliza…