
Sulme masiv me dronë nga Ukraina drejt tetë rajoneve ruse
12 qershor 2025
| 01:08
Ushtria ukrainase njofton se ka goditur një fabrikë baruti në Tambov të Rusisë, duke shkaktuar një zjarr të madh në zonë.
“Fabrika prodhon barut për lloje të ndryshme të armëve të vogla, artilerisë dhe sistemeve raketore”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë të postuar në aplikacionin Telegram, duke e përshkruar fabrikën si një nga objektet kryesore në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.
Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu shpërthime në një depo armësh në rajonin e Kurskut dhe në një depo aeroporti në rajonin e Voronezhit.
Sipas raportimeve sulme me dronë ukrainas janë lëshuar drejt rajoneve ruse të Oryol, Tula, Ryazan, Tambov, Kaluga, Lipetsk, Kursk dhe Belgorod.