Sulmet e Kurtit ndaj mediave, Tahiri: Kush do ta kishte besuar se në Kosovë do të kishte politikanë që e pengon liria e medieve?

02 prill 2026 | 15:27

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas sulmeve të Albin Kurtit ndaj mediave.

Ajo ka vlerësuar se askush nuk ka besuar se në Kosovë do të ketë politikanë që e pengon liria e mediave.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se liria dhe demokracia janë për të gjithë.

“Kur e bëmë lirinë e demokracinë, e bëmë për të gjithë.  Kush e kishte besuar se do të ketë ndonjë politikan që e pengon lirinë e mediave, shtyllës se katërt të çdo shteti demokratik..”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Elhame Demi-Kamberi (Prof. dr. Sabile Keçmezi - Basha &…