Sulmet e LV-së ndaj Kushtetueses, Maliqi: Të krijohet përshtypja se gjykata ia paska dhënë pushtetin ish-opozitës

19 gusht 2025 | 14:47

Studiuesi Agon Maliqi pas serisë së madhe të sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese shkroi se “të krijohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë pushtetin ish-opozitës”.

Për Maliqin këtu nuk ka fanta-shkencë, ndërsa gjërat janë të thjeshta: “i bën numrat dhe krijon institucionet”.

“Mos me qenë njeriu pak i vëmendshëm, nga reagimet e LV-së të krijohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese dje ia ka dhënë pushtetin ish-opozitës. Ndërkohë gjykatësit, dy prej të cilëve të votuar nga Kuvendi i shkuar me shumicë të LV-së, pas një hezitimi paraprak për me ndërhy, thjesht po thonë se LV-ja si e para nuk ka mundësi me e zvarritë procesin pa fund dhe ka përgjegjësi me ndërtuar konsensus (me i siguruar numrat). Nuk është kjo science fiction: i bën numrat dhe krijon institucione”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se…