Sulmet e LV-së ndaj Kushtetueses, Tahiri: Dejona Mihali është kriminale, policia të nis hetimet sa më parë

08 gusht 2025 | 16:16

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është deklaruar për medie pas aktgjykimit të Kushtetueses, duke thënë se brenda Lëvizja Vetëvendosje është një numër i konsiderueshëm i deputetëve të cilët PDK-ja do t’i votonte për kryetar kuvendi

Ai ka thënë se LV-ja, si asnjëherë më parë ka imponuar tek të tjerët një kandidat.

‘‘Asnjëherë nuk ka ndodhur në të kaluarën që grupi më i madh parlamentar që të imponoj një kandidat i cili nuk është i pranueshëm për ta. Nuk e mohojmë që takon e drejta e propozimit, por duhet me u gjet një konsensus. Ekziston një numër i konsiderueshëm të cilët grupi parlamentar i PDK do t’i votonte’’, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për sulmet e bëra nga ana e LV-së ndaj Kushtetueses pas aktgjykimit të kësaj gjykate.

Tahiri ka ftuar policinë që të nisin hetimet ndaj Dejona Mihalit për të cilën ka thënë se “i kemi parë reagimet në veçanti të zonjës që udhëheq me ato struktura parapolitike dhe kriminale (Dejona Mihali)”.

“E dënojmë ashpër gjuhën e tyre. Kosova është vend demokratik. Ajo (Dejona Mihaili) udhëheq me sistemin tonë energjetik. Ajo udhëheq me e shit-blerjen e energjisë elektrike. Ajo është një zonjë kriminale, dhe i kërkojmë policisë të fillojë sa më parë hetim ndaj kësaj zonje. Këto struktura kriminale nuk duhet të lejohet ta cenojnë integritetin e Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë”, ka thënë Tahiri. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al Nassr ka nisur negociatat zyrtare me Bayern Munchen për…