
Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, Osmani takon ambasadorin amerikan
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Osmani ka thënë se e dënon fuqishëm agresionin e Rusisë dhe se janë në koordinim me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë.
“U takova me ambasadorin amerikan për të diskutuar rreth zhvillimeve pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Ne e dënojmë fuqimisht agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.
Met with @USAmbKosovo to discuss developments following Russia’s unprovoked aggression against Ukraine, and the regional impact.
We strongly condemn Russia’s aggression & are fully aligned with allies to prevent any destabilization in our region.
We #StandswithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/9ucajeJwpL
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2022