Sulmet izraelite shkatërrojnë kompleksin në Gazë që u financua nga Katari

03 dhjetor 2023 | 08:44

Pothuajse në të njëjtën kohë kur ekipet izraelite të angazhuara në bisedime u tërhoqën nga marrëveshje e armëpushimit, aeroplanët izraelitë bombarduan ndërtesën kolektive që u financua nga Doha në Rripin e Gazës.

Hamad City kishte marrë emrin nga ish-emiri i këtij shteti, sheiku Hamad bin Khalif al-Thani, i cili kishte vënë gurthemelin me rastin e vizitës së Rripit të Gazës 11 vite më parë, transmeton Telegrafi.

E hapur më 2016, akoma ishte ndër projektet më të reja në Rripin e Gazës, me një kompleks luksoz banesor në qytetin Khan Younis, që mund të lavdërohej me xhaminë e bukur, sheshet dhe qendrën tregtare.

Banesat e para i kishin marrë mbi 1 mijë persona i morën palestinezët, të cilëve u ishin shkatërruar shtëpitë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

E të shtunën ndodhi e njëjta gjë, pikërisht në kohën kur ka skaduar afati i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari.

Fillimisht telefonat e tyre cingëruan duke pranuar të gjithë sms që bënte thirrje për ‘evakuim’ që ishin dërguar nga ushtria izraelite, me qëllim minimizimin e viktimave civile.

E një orë më vonë, pesë sulme ajrore izraelite shembën tërë kompleksin brenda dy minutave. Bombat  binin mbi blloqet e ndërtesave duke i shndërruar në rrënoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë personi i cili u godit nga një…