‘Sulmet serbe ndaj popullatës në Kosovë ishin në rritje’, gjenerali Clark tregon si lindi plani për ndërhyrje

17 nëntor 2025 | 13:40

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur të dëshmojë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Clark ka treguar se sulmet serbe ndaj popullatës në Kosovë ishin në rritje dhe situata ishte duke u përshkallëzuar deri në atë pikë sa që ministri i Jashtëm i ShBA-së nisi të diskutonte problemin drejtpërdrejt me sekretarin amerikan të shtetit.

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, pasuar udhëzime politike, nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”, ka thënë ai.

Clarku ka kujtuar gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 iu kërkua të përgatisë një plan, pa ditur nëse ministritë e jashtme apo të mbrojtjes ishin të përfshira.

“Por aty lindi nevoja që të përgatitet një plan”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka filluar dëshminë e…