Sulmi i SHBA-Izrael ndaj Iranit, futet në “lojë” edhe Franca

03 mars 2026 | 23:23

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se forcat franceze kanë rrëzuar dronë si veprim i vetëmbrojtjes në fazat e para të konfliktit me Iranin, duke përdorur avionë luftarakë dhe sisteme ajrore për të ndaluar kërcënimet ajrore ndaj interesave franceze dhe aleatëve në rajon.

Macron paralajmëroi se një sulm tokësor i Izraelit në Liban do të përshkallëzonte ndjeshëm konfliktin dhe do të ishte një gabim strategjik për rajonin.

Ai njoftoi gjithashtu se dy fluturimet e para për evakuimin e qytetarëve francezë nga rajoni i tensionuar do të arrijnë sonte në Paris, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë franceze për të mbrojtur qytetarët e saj.

Gjithashtu Macron deklaroi se Franca ka vendosur në orët e fundit avionë luftarakë Rafale, sisteme kundra-ajrore dhe radarë ajrorë për të bllokuar raketat dhe dronët.

Ai gjithashtu konfirmoi se Parisi po dërgon aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”, anija kryesore e marinës franceze, drejt Mesdheut.

Macron theksoi se Franca ka marrëveshje mbrojtjeje me Katarin, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Irakun, dhe se vendi do të tregohet i solidarizuar me partnerët.

Ai gjithashtu komentoi situatën në Liban, ku luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit janë rifilluar. Macron e dënoi sulmin e grupit ndaj Izraelit si një “gabim të madh” dhe paralajmëroi Izraelin për çdo invazion tokësor në veri të Libanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë i ka shpalosur katër synime të fushatës…