Sulmi në Banjskë, Kelmendi: Thaçi ishte i mirëinformuar, në intervistë dha porosi të qartë dhe ngreu pikëpyetje domethënëse

24 korrik 2025 | 15:03

Adriatk Kelmendi, autori i emisionit “Rubikon”, ka folur për intervistën e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që e ka zhvilluar në dhomat e paraburgimit në Hagë, dhe, ndonëse nuk tregoi ende përmbajtjen e intervistës, dha disa fjalë.

Pyetur nga “Klan Kosova” se çfarë ka thënë Hashim Thaçi për sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë, Adriatik Kelmendi, ka thënë se Thaçi ishte “i mirëinformuar” dhe se ka dhënë “porosi të qartë”, por edhe “pikëpyetje domethënëse”.

“Flet për të gjitha, ka çka të thotë. Është shumë i informuar. Thotë se informohet kryesisht nga mediat ndërkombëtare që të ketë edhe një distancë nga debatet e brendshme, por ka mendim të qarët dhe porosi të qartë. Nuk po futem në specifika, se është herët. Por, kur të del intervista shihet se ka mendim të qartë, dhe ngre pikëpyetje edhe domethënëse se çka ka ndodhur”,  ka thënë Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të…