Sulmi në Gjermani: Nuk ka shqiptarë të lënduar

20 korrik 2018 | 19:35

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi ka thënë se në incidentin me thikë në një autobus në Gjermani, nuk ka pasur shqiptarë të lënduar.

Ajo ka thënë se kanë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Berlin dhe nga atje kanë marrë informacione se nuk ka pasur shqiptarë në autobus.

“Sipas informata që i kemi nga ambasada jonë në Berlin, në incidentin e lartpërmendur nuk ka pas fare shqiptarë në atë autobus”, ka deklaruar Vuniqi.

Ndryshe, një njeri i armatosur me thikë ka sulmuar sot pasagjerët e një autobusi në Lubecck të Gjermanisë.

Paraprakisht mendohet se janë të paktën 15 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën “Rrustem Statovci”…