
Sulmi terrorist i 11 shtatorit, Ahmeti: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës
11 shtator 2025
| 22:45
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se 11 shatori i 2001-ës kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, por edhe e forcës për të qëndruar kundër dhunës dhe terrorizmit.
“11 shtatori është kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, por edhe e forcës për të qëndruar kundër dhunës dhe terrorizmit. Sot bashkohemi në nderim të viktimave dhe në përkushtimin për një botë më të sigurt dhe më paqësore”, ka shkruar politikani.