
Sulmi terrorist i 11 shtatorit, Ambasada e ShBA-së në Kosovë përkujton viktimat me një minutë heshtje
11 shtator 2025
| 16:52
Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të udhëhequr nga e ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, kanë kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit, duke nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë.
Në njoftimin e ambasadës amerikane është theksuar se stafi është mbledhur për një moment solemn heshtjeje.
‘‘Sot, më 11 shtator, komuniteti i Ambasadës së ShBA-së u bashkua për të nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë më 11 shtator. Njësia e Rojës së Sigurisë së Marinës udhëhoqi një ngjitje përkujtimore nëpër shkallë, ndërsa kolegët nga e gjithë misioni u mblodhën më vonë për një minutë solemn heshtjeje, duke qëndruar të bashkuar në përkujtim”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.