Sulmi terrorist në Turqi, Osmani solidarizohet me Erdoganin
01 tetor 2023
| 13:49
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritet për popullin e Turqisë pas sulmit të sotëm në Ankara.
Osmani ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur, të cilët mbetën të lënduar pas sulmit.
“Solidariteti ynë i plotë për presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani në “X”.
Our full solidarity to President @RTErdogan and the resilient people of Türkiye following today’s cowardly terrorist attack in Ankara.
We hope for the swift recovery of the injured police officers. 🇽🇰🇹🇷
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023