Sulmin në Colorado autori e kishte planifikuar që një vit, thotë FBI

03 qershor 2025 | 08:04

Një burrë egjiptian, Mohammed Sabry Soliman, 45 vjeç, është arrestuar në Colorado pasi sulmoi me koktej Molotovi një protestë pro-Izrael të dielën, duke lënë të paktën tetë persona të plagosur.

Sipas autoriteteve, Soliman kishte planifikuar sulmin për një vit dhe e kreu pak pas diplomimit të vajzës së tij.

I veshur si kopshtar, ai iu afrua protestuesve në Pearl Street Mall në Boulder dhe hodhi pajisje ndezëse, duke bërtitur “Free Palestine”, raporton BBC.

Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe 16 koktej Molotovi të paaktivizuar dhe një pajisje spërkatëse me benzinë. Ndër të plagosurit është edhe një i mbijetuar i Holokaustit.

Soliman përballet me akuza për krim urrejtjeje, tentim vrasjeje dhe përdorim të pajisjeve shpërthyese.

Në intervistën me FBI-në, ai ka thënë se donte të “vriste të gjithë sionistët” dhe se do ta kryente sërish sulmin. Ai u paraqit në gjykatë të hënën, ku u konfirmua se kishte vepruar i vetëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë…