
Sulmohen lojtarët e FC Shkupit
08 maj 2022
| 16:56
Në Tetovë me të arritur në satadium janë sulmuar klubi dhe lojtarët e FC Shkupit, përcjell TV21.
Drejtori sportiv i FC Shkupit pohon se ka futbollist të lënduar. Në pamjet që ka e indekstv shihet një lojtar i shtrirë në mes të rrugës.
Ndryshe, paraprakisht në pikëpagesën Shkup-Tetovë, policia ka kthyer mbrapsht tifo-grupin e FC Shkupit, Shvercerat.