Sulmohet ish i dashuri i Pamela Andersonit

08 mars 2018 | 12:08

Bateristi, njëkohësisht ish i dashuri i Pamela Andersonit, Tommy Lee, në rrjetet sociale ka denoncuar të birin i cili, sipas tij, ka ushtruar dhunë mbi të.

Tommy, i cili aktualisht është bashkëshorti i Heather Locklearit, ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet shtëpia e tij dhe bien në sy sendet e hedhura kudo. Krah videos ai ka shkruar: “Zemra ime është thyer. Ju mund t’u jepni fëmijëve tuaj gjithçka që u nevojitet në jetën e tyre dhe ata sërish do të kthehen kundër jush…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të…